HomeAktualitetShqipëria han pa porta/ Askush nuk e di sa afganë do na...

Shqipëria han pa porta/ Askush nuk e di sa afganë do na sjellin

spot_img

asi Shqipëria tha një po pa kushte për të pritur qytetarët e larguar nga Afganistani, askush nuk e di të saktë se sa do të jetë numri i tyre. Deklaratat e njëpasnjëshme e kanë përshkallëziar mundësinë e rritjes së numrit të refugjatëve.

Dje ministrja e jashtme Olta Xhaçka foli për disa qindra pa precizuar më tej se ku bazohej për këtë shifër.

Ndërsa sot ambasadoria amerikane Yuri Kim foli për për valë të ndryshme prurjesh pa një numër të saktë.”Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linjave ajrore të SHBA” tha ajo pas një takimi në ministri të jashtme.

Po këtë të martë është prononcuar edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili e la të hapur rritjen e numrit: “Do të presim sa kemi mundësi” tha ai pa e preciziar se sa ishte ajo.

Deri tani burime mediatike jo zyrtare kanë folur për 3 mijë afganë që do të ndahen mes Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërkohë që numri i atyre që Amerika duhet të evakuojë llogaritet në 80-90 mijë. E vetmja gjë që dihet me siguri është se sonte mbërrijnë 250 afganët e parë. Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular