Pas prezantimit të rregullave ekstreme të vendosura nga Talebanët në Afganistan, Gazetari Artan Hoxha në një postim në Facebook, shkruan se të gjithë ata që guxijnë të luajnë futboll në mënyrë ilegale, pushkatohen.
Ai gjithashtu shton se ekzekutimet e grave që shkelnin ligjet në vitin 1991 bëheshin në stadium nga talebanët. Zakonisht ekzekutimet kryheshin me kallashnikov, mbi vijën e zonës së 16 metrave. Hoxha ka publikuar dhe foto nga momenti i ekzekutimit të grave.
“A e dini se nje nga aktivitetet e ndaluara rreptesisht prej talebaneve eshte futbolli?!?! Po, talebanet e ndalojne rreptesisht zhvillimin e futbollit, madje ata qe guxojne ta ushtrojne ilegalisht, rrezikojne te ndeshkohen me pushkatim. Sapo talebanet moren kontrollin e plote te Afganistanit me 1997, jo vetem e ndaluan lojen e futbollit, por ekzekutimet ndaj grave qe shkelnin ligjet e sharia-s, i kryenin ne stadiume futbolli te mbushura plot me njerez. Zakonisht ekzekutimet kryheshin me kallashnikov, mbi vijen e zones se 16 metrave…
Normalisht mbi vijen e 16 metershit, ekzekutohen goditjen e denimit me top futbolli, por talebanet i kryejne goditjet e denimit me AK-47. Ne foton e pare, eshte ekzekutimi i nje gruaje afgane mbi vijen e 16 metershit, ne stadiumin e Kabulit mbushur plot me publik, ndersa gruaja tjeter pret radhen per tu pushkatuar pak metra me tej… Ne foton e dyte, nje gjuajtes tjeter taleban i “goditjeve te denimit”, po pret te lirohet zona e 16 metershit per te kryer ekzekutimin e radhes….”- shkruan Hoxha.