Martesa është një prej ngjarjeve më të bukura në jetë ku kurorëzohet dashuria mes dy personave.
Shumë mendojnë dhe organizojnë dasmën perfekte. Një grup dasmorësh këtë të dielë kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e makinave në autostradën Thumanë-Milot.
Ata kanë ndaluar makina dhe kanë dalë duke kërcyer në rrugë për disa minuta.
Kjo situatë ka krijuar dhe rradhë të gjata makinash pas tyre pasi fluksi i automjeteve në këtë aks është shumë i lartë.







