Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video, ku paraqitet përfshirja e Kryebashkiakut Erion Veliajt në dosjen ‘Ndrangheta’
Në përgjimet që u publikuara në muajin mars, u vu re se Veliaj kishte biseduar me një prej personave që akuzohen nga drejtësia italiane si të lidhur me krimin.
Ndërkohë në videon e Berishës thuhet se Kryebashkiaku është një sekser i vogël, pasi fijet i lëviz dikush tjetër, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu thuhet se Veliaj i cili është i përfshirë në pastrimin e miliarda lekëve nuk do të shpëtojë pa u bërë pis.
“Erion të ka dalë emri… përsëri. Është hera e dytë brenda vitit. Me Ndranghetën pastron plehrat, me ndranghetën ndërton kullat. Rastësi? Nuk besoj… Mjafton të shohim gropat në Tiranë, e ke harruar premtimin tënd “.. dhe si njeri që do mbahet mend me një ekip, që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate..’’. Neveri! E ke kthyer Tiranën në lavatriçen e pastrimit të parave të pista. 1.6 miliardë euro në 3 vite, të intereson vetëm 20%. Ne e dimë që je vetëm një sekser i vogël, fijet I lëviz tjetër kush. Por kjo lojë do të kushtojë shumë. Mendon se mund të pastrosh miliarda euro pa u bërë pis?! Ti e di se çfarë I pret ata që bëjnë biznese me krimin. Burgu nuk është vendi I duhur për një çun si ti…. Për këtë hyre në politikë?! O Zot. Pranga në duart e tua të brisjta, e imagjinon dot?! Po të vjen dita Erion Tik- Tak, tik-tak. Kështu ndodh kur bëhesh më i ndyrë se ata ndaj të cilëve bërtisje, Mjaft! Patetik!”– thuhet në video.