Ish-futbollisti i Bosnje-Hercegovinës, Edin Saranoviç ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare pas një ataku në zemër.
Saranoviç nuk mundi t’i mbijetonte një sulmi në zëmër që i mori jetën në moshë kaq të re. Boshnjaku njihet për rekordin absolut të vendosur në futbollin kroat, ku në vitin 2004 shënoi një gol kundër Inter Zapersiçit me fanellën e Kamen Ingradit pas vetëm 10 sekondash lojë, dhe sot e kësaj ditë ai rekord ka mbetur i pathyer si goli më i shpejtë në historinë e futbollit kroat.
Lajmi u bë i ditur nga mediat kroate duke ndarë dhimbjen me tifozët e skuadrave ku ishte aktivizuar më parë futbollisti boshnjak.
PANORAMASPORT.AL