Ish-kreu i Kuvendit, Kastriot Islami, e ka përkufizuar qeverinë e re “Rama 3” si një “harem eunukësh, konkubinash apo dylberësh”.
Me një numër rekord grash, të cilat do të përbëjnë gati 70 përqind të kabinetit, Islami thotë për Rtv Ora se edhe 4 ministrat atje janë meshkuj por jo burra.
Islami: Me të vërtetë mund të jenë meshkuj ata por asnjë nuk janë burra sepse ansjë nuk di të thotë asgjë se çfarë ndodh me secilin prej tyre.Por ka një komponent që i bashkon të gjithë, frika.
Në një intervistë me gazetaren Beti Njuma ish-deputeti thotë se socialistët me në krye Ramën janë në frikë për mandatin e vjedhur por edhe nga Ambasadorja amerikane.
Islami: Të gjithë janë në frikë. Kanë frikë nga një mandat i vjedhur. Është frika e hajdutit. Hajduti kur vjedh ka shumë frikë dhe rasti i fundit në Afganistan tregoi se një pushtet i korruptuar përfundoi me largimin e presidentit me 169 milion dollarë të vjedhura dhe një ushtri që u dorëzua brenda disa orësh.Do të vijë shumë shpejt kjo analizë edhe për këtë qeverisje sado e madhe të na duket, që njerëzit nuk kuptojnë dot asgjë, që njerëzit si bëjnë dot asgjë.
Është frika që e kanë të gjithë në palcë, kanë frikë dhe ata që kanë mbetur kot, dhe ata që janë spostuar kot, dhe ato që janë spostuar plot, dhe ata që janë bërë ministra, dhe ata që nuk janë bërë ministra, dhe ata që janë bërë anëtarë kryesie dhe ata që nuk janë bërë anëtarë kryesie me në krye Ramën kanë një frikë të tmerrshme.
Janë të frikësuar deri në palcë, bile kanë frikë dhe nga Ambasadorja amerikane që duket sikur është me ta por thonë si dihet çfarë ndodh nesër, ja ra sistemi, do na e lënë ne fajin. Të gjithë mendojnë sesi paratyë e vjedhura ti spostojnë, të mos kenë fatin as të Gruevskit, as të Ashrafit, as të Gadafit.
Dominimin e grave në qeveri Islami nuk di ta shpjegojë, pasi siç thotë ai, “është e vështirë me mendim racional të bësh analizën e një budallai, një mediokri”.
Islami: Është një kurth i ngritur nga një budalla, një pervers që ka bërë ca veprime dhe në frikë. Modelin e shumë grave badigarde dhe ministre e ka pasur Gadafi. Këta që janë autoritarë mundohen ti zëvendësojnë burrat me gratë se mendojnë se e kanë më të kollajtë për ti mposhtur. Kështu e ka bërë gjithmonë, tregon një frustrim frojdian që nga rinia. Ai ka frustrim nga burrat, nuk i përballon dot. Ka frustrim ndaj të fortëve, e kanë rrahur kur ka qenë i vogël.Ka frrustrim frojdian ndaj të aftëve, të aftët nuk i duron dot afër, do vetëm mediokër që janë poshtë tij. Të gjitha këto komplekse Edi Rama i shpreh në mënyrë irracionale me veprimet e tij dhe i maskon me propagandë. E ka kthyer në një harem ku bën çfarë të dojë me haremin. Kemi sulltanin e plotfuqishëm që bën çfarë do.Cili është kriteri që bashkon zgjehdjet e Ditmir Bushatit me të njëjtat vota me Lindita Nikollën, armiku i partisë me më të mirën e partisë? Njëri që mori më shumë vota në Tiranë dhe njëri që mori më shumë vota në Elbasan, të dy janë të shmangur.Por ka disa komponentë që shpjegojnë sëmundjen e këtij njeriu. Rama ka vrarë kriterin e meritokracisë, i ka frikë njerëzit e mençur. Po të jesh servil i Edi Ramës ke shanse të futesh në kryesi, të bëhesh sekretar, kryetar grupi dhe ministër.
Para se Rama të shpallte qeverinë në media ka qarkulluar lajmi se lista do ti shkojë për verifikim më parë Ambasadës amerikane. Kjo e fundit nuk e ka përgebnjështruar diçka të tillë.
Islami: Nuk është normale në asnjë vend sovran. Ministri mund të konsultohet me disa nga përfaqësuesit e vendeve partnere në lidhje me disa krietere që, psh keni të dhëna që është person i padëshirueshëm. Por nuk është e vërtetë, Rama të gjithë njerëzit me rekorde kriminale, korruptive dhe trafiku i ka caktuar vetë. Është alibi që e hap Ramën për të thënë se e kam pyetur Ambasadën amerikane.I pari që duhet goditur është Ashrafi shqiptar, Edi Rama, njeriu më i korruptuar.
Sa i takon dorëheqjeve të fundit në radhët e deputetëve të zgjedhur nga votat e 25 prillit dhe mundësisë që kjo të lidhet me një “presion” amerikan, ai ka këtë koment.
Islami: Gramoz Ruçi nuk ka lidhje me këtë, u largua direkt pas zgjedhjeve. Ka qenë marrëveshje me Edi Ramën që kur i dha postin e kreut të Kuvendit.Gramozi mori maksimumin, president nuk bëhej. Koka dhe këta të tjerët është çështje tjetër.Mund të jenë rekordet e Ambasadës amerikane me dosje. Rama ka deputetë me elemëentë korruptive dhe rekorde kriminale dhe mund ti ketë thënë që këta mund ti fusë në listë për ti shpallur non grata. Ramës i duhet dhe për tu balancuar me opozitën.