HomeKryesore"Rama pastroi partinë" ish-ambasadori i PS tregon pse hoqi Xhafajn dhe Ballën

“Rama pastroi partinë” ish-ambasadori i PS tregon pse hoqi Xhafajn dhe Ballën

spot_imgspot_img

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, diplomati Agim Nesho, ka komentuar emrat e rinj të kabinetit të qeverisjes Rama 3 që u publikuan ditën e sotme.

Përsa i përket largimit të Taulant Ballës nga dy poste të rëndësishme dhe largimin e Fatmir Xhafajt, i cili nuk ka marrë asnjë post të rëndësishëm në qeveri, Nesho thekson se Kryeministri Rama pastroi partinë për momente të vështira që mund të ketë gjatë mandatit të tretë.

Nesho është shprehur se Rama figurat e rëndësishme politike i përdorë për interesa të tij e më pas i ‘hedh në kosh’.

‘Atë që mund të theksoj nga lëvizjet e  Ramës, nuk solli asgjë të re.

Rama pastroi partinë për momente të vështira që mund të kalojë gjatë periudhës së ardhshme dhe dihet se mandati i tretë duke mos pasur asnjë rezultat nga dy mandatet e para do të jetë i vështirë. Problemet me Komunitetin ndërkombëtar dhe me Evropën e Bashkuar, janë shumë kritike ndaj mënyrës së qeverisjes në vend, dhe në këtë kuptim në radhë të parë pastroi partinë, për veten e tij. Në të gjitha lëvizjet heqja nga kryesia e ish-Ministrit Drejtësisë, Xhafaj që ka qenë përkrahës kryesor i lëvizjeve për ndryshim në PS. 

Ka qenë përkrahësi i Ramës, kundër Nanos, e hoqi dhe këtë. Ridimensionoi rolin e numrit 2 të partisë Taulant Balla, i cili njihet si një përkrahës i rrymës së vjetër të Partisë, me Gramoz Ruçin me Xhafajn dhe ka qenë një nga njerëzit që nuk është promovuar që në fillim nga Rama. 

Hoqi Ministra që kishin një përkrahje popullore si Blendi Klosi, Majko. Në këtë kuptim hoqi këtë pjesën për të mbyllur atë strategji që e filloi me heqjen e elementëve produktiv të njerëzve që kishin ide në PS, siç ka qenë Malaj, Blushi, Kastriot Islami e shumë udhëheqës të tjerë që pastroi në fillim. Këta janë në funksion jo për t’i shërbyer popullit po për të kënaqur interesat e njeriut që i vë. 

Disa nga ata të cilët përfshihen nga afera për të cilat SPAK dhe institucionet e drejtësisë kanë filluar investigimet, në njëfarë mënyrë duke qëndruar afër Ramës janë shpëtuar duke marrë poste të rëndësishme në parti. Pjesë të tjerë të parëndësishëm që Rama ka dashur t’i përdorë gjatë procesit elektoralë që mund të siguronin vota duke i blerë ato ose duke shantazhuar me elementë të fort për ata Rama është i ftohtë dhe nuk ka asnjë interes. I përdor dhe pastaj i hedh në kosh. Në këtë kuptim është përpjekur që të minimizojë çdo goditje.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular