HomeAktualitetSa do të qëndrojnë afganët? Xhaçka: Operacion masiv konsullor, do të kërkojë...

Sa do të qëndrojnë afganët? Xhaçka: Operacion masiv konsullor, do të kërkojë kohë

spot_img

Lejet e qëndrimit të refugjatëve afganë në Shqipëri janë dhënë për një vit, ndërkohë që asnjë nga qeveria shqiptare nuk është në gjendje që të japë një afat të saktë se sa do të qëndrojnë ata këtu në pritje të vizës amerikane.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka foli në emisionin “Open” në Top Channel. Ajo tha se rreth 4 mijë afganët që do të vijnë në total në vendin tonë kanë aplikuar të gjithë për viza amerikane.

Xhaçka tha se bëhet fjalë për një operacion masiv konsullor, ku 4 mijë aplikimet e refugjatëve afganë që do të strehohen në Shqipëri janë vetëm një pjesë e vogël e numrit të total të tyre.

“Përpunimi i aplikimit për viza duhet të marrë të paktën një vit. Është një operacion konsullor me përmasa të jashtëzakonshme, që do kërkojë një kohë të gjatë. Duhet kuptuar që 4 mijë është një pjesë shumë e vogël që janë evakuuar nga Afganistani dhe që kanë aplikuar për viza në SHBA dhe vende të tjera”, tha Xhaçka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular