Një ngjarje e pazakontë ndodhi mesditën e sotme në mes të Pogradecit ku një numër i madh emigrantësh të paligjshëm shpërthyen derën e furgonit të bllokuar nga policia për t’u larguar më pas me vrap në rrugët e qytetit. Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, bëhet fjalë për rreth 15-20 emigrantë të paligjshëm që fillimisht janë bllokuar brenda një furgoni në rrugët e Pogradecit. Ndërsa ishin brenda në furgon, njëri prej policëve u nxjerr pistoletën duke i kërcënuar që të qëndrojnë aty, por emigrantët ata kanë shkelmuar derën nga brenda duke u larguar me vrap. Një pjesë e tyre janë kapur nga policia, kurse të tjerë gjenden ende të shpërndarë nëpër qytet.
VIDEO/Pogradec, polici hap derën e furgonit, dhjetra emigrantë vërshojnë nëpër rrugë
RELATED ARTICLES