Fillimisht nga barku i 33-vjeçarit eshte nxjerre kapaku i celularit dhe me pas bateria, qe konsiderohej si me e rrezikshmja, sepse mund t’i shperthente ne stomak
Një ngjarje e pazakontë u raportua pak ditë më parë, ku një i burgosur kishte gëlltitur një telefon Nokia për të mos u zbuluar në qeli. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Kosovë në datën 30 gusht.
33-vjeçari me inicialet A. A., isht i burgosur dhe i dënuar me 4 vite për veprën penale “Vjedhje”. Për të fshehur celularin “Nokia” që kishte në qelim e ka gëlltitur atë dhe më pas është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Pasi është vizituar nga mjekët e qendrës, menjëherë është dërguar në spital ku edhe i është bërë fotografimi Rentgen. Në fotografim është vërtetuar se ai kishte gëlltitur celularin.
Sot, në emisionin “Shqipëria Live” ishte në lidhje “Skype” mjeku nga Kosova, Skënder Telaku, i cili ka bërë të mundur nxjerrjen nga stomaku të “Nokia-s”. Teksa ne na duket shumë e çuditshme një gjë e tillë, ai tha se për të dhe stafin nuk ishte aspak e pazakontë.
“Për ne nuk është e pazakontë, pasi na ndodh shpesh që nga stomaku të nxjerrim materiale të ndryshme, brisqe thonjsh, monedha, bateri të vogla. Por kjo ka qenë më e pazakonta”, tha mjeku.
Ky i fundit tregoi se si javën e kaluar ishte telefonuar nga spitali dhe i kishin thënë se bëhet fjalë për një trup të huaj.
“Thashë për ne kjo është e zakontë. Por kur shkova, pashë se në grafinë e bërë në Mitrovicë bëhej fjalë për një telefon, i cili ishte në stomak. Thirrëm ekipin dhe bëmë ndërhyrjen në stomak. Nuk kemi operuar, i nxjerrim nga goja dhe stomaku. Endoskopike quhet, jo ndërhyrje kirurgjikale. E kemi nxjerrë pa e prekur stomakun. Në grafi duket i plotë, por më pas ka qenë i ndarë në 3 pjesë celulari. Pjesa e tretë ishte më e rrezikshmja, bateria, pasi nëse do të binte kontakt me oksigjenin, mund të shpërthente. Tani pacienti është mirë, dy orë ka qenë i shtrirë”, tha mjeku, i cili shtoi se nuk ka pasur qese me lëndë narkotike.