Opozita është rikthyer në Kuvend pas një mungese 2 vjeçare, për shkak të vendimit për djegien e mandateve.
Drejtuesit e ri të PD-së, kryetari i Grupit të PD-së, Afred Rrushaj, dhe nënkryetaret, Grida Duma dhe Jorida Tabaku tashmë rikthehen në Kuvend me postet e reja partiake.
Tabaku dhe Duma janë ulur në sallën e Kuvendit përkrah Lulzim Bashës, ndërkohë që Alfred Rrushaj është pozicionuar në qendër të grupit të demokratëve nga ku dhe do ti drejtojë ata.
Në sallën e Kuvendit ka rënë në sy dhe fakti se vendi i zakonshëm i Sali Berishës është zënë nga Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që ish-kryeministri është spostuar në rreshtin e parafundit të sallës së Parlamentit.