Nga Zenel Hoxha
(Anetar i Grupit Nismetar i themelimit te PD)
Partia Demokratike po goditet qëllimisht. Duket sikur tashmë ka një përpjekje të strukturuar që kjo parti, e cila ka mbrojtur historikisht shqiptarët e shtypur dhe që ka përfaqësuar shpresën e atyre të cilët e kishin humbur atë, të shndërrohet në një arenë teatri absurd.
Këmbëngulja e rogneristëve për të luftuar Lulzim Bashën do të ishte e vlefshme nëse ata nuk do të kishin qënë mbështetës të tij të heshtur dhe të zëshëm deri pak ditë më parë. Deklaratat e Dr. Berishës nuk kanë objektiv Lulzim Bashën, por të tjerë subjekte dhe procese të lidhura me partnerët tanë amerikanë.
Basha është shndërruar thjesht në një poligon qitje (target),për të shfryrë dufin të pakënaqurit, por sulmet ndaj tij në këtë fazë janë pa kurrfarë boshti politik. Në vetvete kjo lëvizje nuk arrin asgjë përveçse i fryn anti-amerikanizmit dhe e çon ujin te mulliri i atyre që kërkojnë të mbjellin skepticizëm në marrëdhëniet transatlantike të Shqipërisë.
Z.H, 17.9.21