Nga Dëfrim Methasani
Përshëndetje miq kudo ku jeni. Fjala e bukur shqipe faleminderit, ndodh që jo gjithnjë e ka dimensionin e madhështisë së asaj çfarë kërkon të përcjellësh me shpirt tek tjetri. Mirënjohja ime sot shkon për mjekun duarartë dhe super profesionist Alfred Aga, kolegun e tij anestezist Roland Kaza dhe stafin e spitalit “Amerikan 1”, që realizuan një operacion të suksesshëm dhe treguan një përkujdesje të veçantë për shëndetin tim. Krahas tyre, secili nga ju meriton mirënjohjen time të pakufishme, sepse interesimi juaj i jashtzakonshëm, mesazhet, statuset, telefonatat, vizitat në spital dhe në shtëpi, mu duk se më futen në një “mal me borxh” ndaj jush. Faleminderit edhe familjes sime të mrekullueshme, prindërve të mi, bashkshortes, vajzave, motrave, vëllait, nipërve dhe mbesave, por dhe të afërmëve e miqve të shumtë, të cilët ndanë çdo moment me mua. Ndjesë që nuk ju kam kthyer dot përgjigje, por vendimi i mjekut ishte ta mbyllja telefonin dhe të mos komunikoja për afro 10 ditë me askënd. Zoti jua shpërbleftë dhe uroj që unë tju shkruaj, t’ju flas e vizitoj vetëm për lajme të mira dhe momente gëzimi. Së shpejti uroj të shihemi nga afër!