HomeAktualitetIu shembën banesat, banorët e Unazës: Po na nxjerrin në rrugë të...

Iu shembën banesat, banorët e Unazës: Po na nxjerrin në rrugë të madhe për interesat e pushtetarëve

spot_img

Banorët, që iu janë prishur banesat për projektin e Unazës së Madhe, kanë dalë të protestojnë.

Ata janë shprehur se janë duke u nxjerrë në rrugë të madhe për interesat e pushtetarëve. Banorët theksojnë se biznesmenë të korruptuar të lidhur me Veliajn, duan të marrin truallin

Qytetari 1: Biznesmenë të korruptuar të Veliajt duan të ngrenë pallate. Rama strehon afganë dhe na le neve në mes katër rrugëve. Kërkojmë dëmshpërblim për shtëpitë e shembura. Dua kompensim. Ne nuk tërhiqemi. Po shkatërrojnë shtëpi për interesat e një personi. Zona është për dëmshpërblim 100 përqind, se nuk jemi kundër ndërtimit të Unazës. Nuk na kanë dhënë asnjë informacion.

Qytetari 2: Prej 2006 kam qenë në legalizim e duan truallin për pallate. Këta duan çuar në burg, këta persona duhet të dërgohen në gjyq. Ne kemi ardhur të strehohemi e jo të na nxjerrë në rrugë të madhe.

Veliaj ka ardhur nga Poliçani, ai është pa leje, jo ne. Kemi lënë kockat për këtë shtëpi. Nuk pyet askush për ne, kanë ardhur ca policë e na kanë thënë ty të bie e jo ty. Le ta bëjë rrugën, por të na dëmshpërblejë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular