HomeKryesoreStërvitja e fundit kuqezi / Frikë nga COVID dhe “aktivizim “ për...

Stërvitja e fundit kuqezi / Frikë nga COVID dhe “aktivizim “ për një dyshe të njohur për Kombëtaren

spot_img

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, me trajnerin Edi Reja që ka zhvilluar punë në aspektin tekniko-taktik me kuqezinjtë, pasi ka pasur në dispozicion edhe Ardian Ismajlin i cili ishte stërvitur veçmas një ditë më parë.

Por nuk ka qenë një ditë si të tjerat në grumbullimin e kuqezinjve, pasi për shkak të shpërthimit të COVID-19 në radhët e përfaqësuesve të moshave U21 dhe U19, edhe trajneri Reja është shfaqur më i kujdesshëm. Kështu, sot tekniku mbante maskë, ndonëse të ulur, gjatë seancës stërvitore që zhvilloi ekipi duke qenë i ndërgjegjshëm që rreziku i infektimit është gjithmonë i pranishëm.

Ndërkaq, seanca stërvitore ishte e veçantë edhe për faktin se pjesë aktive e saj ishin Ervin Bulku me Hamdi Salihin. Dy asistentët e Rejas, të cilët për shumë vite kanë veshur fanellën kuqezi, sot ishin pjesë e ushtrimeve taktike duke vendosur vetë jelekët për t’u ndarë mes lojtarëve në përgatitjet për sfidat e radhës.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular