Nga Flamur Hoxha
Të nderuar qytetarë, kolegë deputetë.
Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) për huanë prej 70 milion euro mes OSHEE dhe BERZH, synon të mbështesë kompaninë në sigurimin e stabilitetit ekonomiko-financiar, nga ku pritet rritje e performances së OSHEE per ti siguruar likuiditete shoqërisë.
Gjithashtu në vleresim të përmisimit të sektorit argumentohet me situatën e thatësirës së madhe, me situatën covid19 dhe ne përfundim ky financim në rast te pamundësisë për tu shlyer nga OSHEE paguhet nga buxheti i shtetit, buxheti i parave te shqiptarëve.
Ne rastin konkret mendoj që veshtersitë e krijuara duheshin vleresuar dhe dakortesuar më parë mes nesh, por ne cdo komision që u diskutua nuk u bë transparencë dhe argumentim, mbetëm të paqartë dhe morëm pjesë në një shfaqje pa drita, në errësirë të plotë.
Nuk arritëm të qartësoheshim se si është administruar OSHEE, sa është portofoli total i borxhit, rezultatet financiare e fitimet në vitet e fundit, pritshmëria për vitet në vazhdim, ndikimi i kredisë për uljen e humbjeve dhe sigurinë e rrjetit, investime të anulluara dhe parashikimet e investimeve në vitet e ardhshme.
Jam i bindur se cdo kompani e di mirë se si skanohet nga banka për të marrë një kredi sado e vogël të jetë , analizohen bilancet e tyre të shumë viteve, vleresohet rentabiliteti, performanca, plani investimeve, detytimet, likujditeti, etj etj… vleresime dhe arsye për të cilat cdo kompani shqiptare në veshtersitë e krijuara prej pandemisë covid 19 nuk arriti te perfitojë kredi nga bankat, me kolateral garancinë sovrane nga qeveria jonë.
Fatkeqësisht kam bindjen e plotë se kjo kompani vuan keqmenaxhimin që ka sjellë uljen e performancës, thellimin e borxhit të akumuluar nga shteti, vuan nga shperdorimet me tendera me cmime marramendëse, vuan rritjen e shpenzimeve te fondit të pagave me punesime shtese për qellime elektorale, duke vijuar të shpërdorojë paratë e shqiptarëve në kushtet që cdo dite vuajne rritjen e cmimeve e mospërballimin e kostos se jetesës.
Kjo politikë e zhvatjes dhe keqmenaxhimit me dashje nisi menjehere mbas vitit 2013 nga grupimi KESH, OSHEE dhe OST me pseudo reforma për përmisim e investime të mëdha, në emër të kësaj reforme paguan bizneset dhe familjet shqiptare.
E gjithë sipermarrja prodhuese dhe bizneset ne tërësi menjëherë patën një rritje drastike të cmimit të energjise elektrike deri ne 54% dhe në realitet asnjë përmisim sot nuk ka ne cilësinë e furnizimit ,kemi mungesën dhe ndërprerjen e saj në gjithë Shqipërinë, sot qe flasim ata presin të paqartë rritjen e rradhës të cmimit të energjisë. Duke qenë se mua më pëlqen të bazohemi në fakte kam sjellë ketu fatura të një sipermarrje prodhuese të viteve 2014- 2015 e ne vijim ku cmimi nga 9,10 lek u be 14 lek për kwh dhe bëhen thjeshte llogaritë, rritje me mbi 54%, cmimi është pa tvsh që më pas do duhet te rimbursohet ne pritje.
Një tjetër shembull i standartit e kujdesit të furnizimit me energji elektrike ndaj sipermarrjeve prodhuese qe mundohen te investojne e ndërtojnë objekte prodhimi, jane kostot e larta me dhjetra mijera euro për ndërtimin e kabinave elektrike, kabllove elektrikë me qindra metra për lidhjen ne rrjet e më pas ju duhet edhe një mik (nën dorë) qe te japë dakortesinë, të bëjë lidhjen, të vendose pajisjen matese e pastaj sipermarresi të paguajë menjëherë në fillim muaji sepse më vonë fillon kamata shtesë dhe nëse vonohesh pak në pagesë, te vijnë e të ndërpresin energjinë.
Kjo është qeverisja e përkujdesjes për bizneset që rriti me mbi 50 % jo vetëm energjinë elektrike por edhe taksat, tatimet, tarifat e shërbimit të cilat u rriten vit pas viti, renduan kostot prodhuese e sollën vështërsite ne kufirin e mbijetesës apo falimentimin e tyre.
Gjithashtu e paguan ende konsumatori familjar që në pamundësi financiare u burgos e u gjobit rëndë, e do të vijojë të paguajë për dhjetra vite me rradhe këto gjoba me kamatë.
Ne qarkun e Kukësit që prej gjysëm shekulli furnizon me energji elektrike gjithë vendin dhe rajonin, i cili i jep arkes se shtetit shqiptar qindra milione euro ne vit, situata vijon e përkeqësuar me rrjetin e furnizimit të energjise se viteve 70. Në zona e fshatra të ndryshem në cdo kohe e kryesisht në dimer dritat fiken me orë e ditë të tëra dhe per rrjetin e furnizimit te amortizuar totalisht banorët kujdesen duke u bërë vetë elektriçistë e vënë ne rrezik jetën e tyre.
Para se ta mbyll diskutimin, duke parë shpesh nivelin e Fierzës sepse jam deputet i asaj zone ,do doja të dija nëse ministrja me jep një pergjigje: në korrik-gusht- shtator është shitur duke esportuar energji elektrike?
Ky është realiteti mbas dy mandateve të qeverisjes tuaj, që po zhyt Shqipërinë në borxhe me qindra milione euro të cilat do te paguhen një ditë nga të gjithë Ne, nder vite e breza.
Faleminderit.
Fjala ime kuvend 28.10.21