Identifikohen emri i viktimës që mbeti i vrarë sot në Elbasan pas një sherri me thikë, ndërkohë që vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Beqir Dardha”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Florenc (viktima) dhe Mikele Kovacin, 26 dhe 19 vjeç (I plagosur).
Sipas policisë, dy vëllezërit janë përfshirë për motive të dobëta në një sherr me disa të rinj, ndërsa konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për rastin në fjalë dhe arrestimin e autorëve.