HomeKronikeNjëri u vra e tjetri u plagos me thikë, Policia me njoftim...

Njëri u vra e tjetri u plagos me thikë, Policia me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë në Elbasan: Në kërkim të autorëve!

spot_imgspot_img

Policia e Shtetit ka dalë me informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pak minuta më parë në Elbasan, ku pas një sherri të rinjsh, mbeti i vdekur 28-vjeçari Florenc Kovaçi dhe është plagosur vëllai i tij, Mikeli 19 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” për motive të dobëta. Policia thotë se po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.


Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular