Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Është bërë e ditur se janë lëshuar shtatë urdhër -arreste nga prokuroria e Krujës.
Sipas “News24”, nga aksioni deri tani raportohet se dy persona janë arrestuar.
Burimet thanë se arrestimet vijnë pas hetimeve për dhunimin në banesë të biznesmenit Nazmi Çangu.
Kujtojmë se biznesmeni Nazmi Çangu, i cili ra pre e një grabitjeje natën e 23 tetorit në Nikël, bëri me dije teksa foli për mediat se në grabitje kanë marrë pjesë 10 persona, të cilët pasi kanë izoluar familjarët e tjerë në katin e tretë të banesës, e kanë dhunuar atë vetë për t’i treguar çelësin e kasafortës.