HomeKronikeArrestohen 6 “të fortët” e Yzberishtit, bënë sherr në mes të natës,...

Arrestohen 6 “të fortët” e Yzberishtit, bënë sherr në mes të natës, u dëgjuan të shtëna me armë

spot_img

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallzim i krimit” e kryer në bashkëpunim të shtetasve I(Z). A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 23:30, të datës 05.11.2021, ka ardhur një telefonatë në sallën operative që në Yzberisht, ka të shtëna me armë zjarri.

Sherbimet e Policisë menjeherë kanë vlerësuar informacion dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar shtetasit e lartpërmenduar duke u larguar me vrap sapo kanë parë ardhjen e policisë.

Gjithashtu, gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri e dyshuar pistoletë, e cila dyshohet se i përket shtetasit I(Z), A. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular