HomeKryesorePD: Suel Çela në Elbasan i angazhuar për mbledhjen e firmave për...

PD: Suel Çela në Elbasan i angazhuar për mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD. Gazment Bardhi: Flamur Noka është në dijeni

Advertismentspot_img

Deklarata e fortë e nr 2 të PD: Suel Çela në Elbasan i angazhuar për mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD. Gazment Bardhi: Flamur Noka është në dijeni.

Pyetje: Meqë mbrëmë dhe sot jeni marrë me Syri TV…

Gazment Bardhi: Jo nuk kam marrë me Syri TV, Syri TV ka mbi 2 muaj që merret me mua. Madje, drejtuesi i Tv tuaj ka arritur deri aty sa të akuzojë Sekretarin e Përgjithshëm të PD që unë flas në telefon me Suel Çelën. Ai e di shumë mirë që unë nuk flas në telefon me Suel Çelën.
E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për atë që bën tifo ai zotëria që drejton TV tuaj. Nuk jam marrë unë. Jeni marrë ju me shpifje dhe baltë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD me gjëra që çdo demokrat i Elbasanit qesh dhe tallet kur i dëgjon. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela. Nuk e pranojnë kurrë, do apo nuk do Syri TV.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular