HomeKryesoreTabaku takim me qytetarët në Tiranë: Beteja për ta rikthyer qytetarin në...

Tabaku takim me qytetarët në Tiranë: Beteja për ta rikthyer qytetarin në duart e politikës, rruga e shpëtimit

spot_img

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka zhvilluar këtë të shtunë takime me qytetarët në disa zona në Tiranë

Ndalur tek rruga ‘Petro Nini Luarasi’, Tabaku ka biseduar me disa qytetarë si edhe pronarë biznesesh, duke u njohur nga afër me problematikat më të cilat ata përballen çdo ditë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Tabaku shprehet se situate është më e rënduar nga sa ishte përpara 25 prillit, duke shtuar se Shqipëria sot ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa shteti mendon vetëm për interesin e tij personal.

Statusi:

Hallet e shqiptarëve janë të shumta, rënia e konsumit, biznese që kanë edhe më pak xhiro.

Nuk zgjidhen hallet e qytetarëve dhe as demokratëve duke e kthyer opozitën në bunker personal.

Më pak fitime si pasojë e situatës së ekonomisë post pandemi edhe keqmanaxhimit.

Ndërsa takoja qytetarët në rrugën Petro Nini Luarasi, ata kërkonin një opozitë të flasë për hallet e tyre jo për hallin tonë!

Situata është më e rënduar se sa ajo përpara 25 prillit. Ne duhet të jemi aty për to!

Shqipëria sot është në një krizë të thellë që po ua vështirëson jetën qytetarëve edhe si pasojë e një shteti që mendon për interesin e tij personal.

Rruga e shpëtimit është një betejë për t’ia rikthyer qytetarëve pushtetin nga duart e politikës së lidhur me krimin dhe oligarkinë.

Tabaku

256011978 451213509701372 5577253259712560756 N

 

255941764 451213573034699 7219313552765279019 N

 

256029857 451213539701369 8605441540651016937 N

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular