HomeKryesoreVIDEO/ “Me tifozët do merresh ti? Ik merru me ekipin!”, përplasje mes...

VIDEO/ “Me tifozët do merresh ti? Ik merru me ekipin!”, përplasje mes Olsi Ramës dhe mbështetësve të Partizanit

spot_img

Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit në “Air Albania” është mbyllur me momente tensioni. Jo në fushën e lojës, pas barazimit 1-1, por me një incident mes tifozëve të Partizanit dhe drejtorit të të kuqve, Olsi Rama.

Tifozët kërkuan llogari për rezultatet ndaj lojtarëve që po futeshin në dhomat e zhveshjeve, e kjo shtyu Ramën që të shkonte pranë tyre që t’u përgjigjej. Në atë moment, nuk u shmang tensioni, pasi ndërsa Rama fliste me një grup tifozësh duke kërkuar që të mbështetnin ekipin e të mos e kontestonin, disa të tjerë nuk ngurruan të shprehnin pakënaqësinë ndaj drejtuesit.

“Po pse me tifozët do merresh ti? Ik merru me ekipin”, ishte përgjigja e një prej ultrasve Ramës, ndërsa situata më pas u tensionua dhe u desh edhe ndërhyrja e stjuardëve për të ndalur disa tifozë të cilët për pak sa nuk zbritën në fushë që të konfrontoheshin fizikisht me të.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular