Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga ish-kryeinspektorin e IMT dhe një inspektor të këtij institucioni.
Dy punonjësit akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Po ashtu, bëhet e ditur se në komisariat janë shoqëruar edhe 5 zyrtarë të Bashkisë së Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet se këta persona kanë lejuar të ndërtohet një objekt pa leje. Arrestimi, është bërë me urdhër të Prokurorisë.