HomePolitikeJep dorëheqjen kryetari i PD-së në Lezhë, ja kush do ta menaxhoj...

Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Lezhë, ja kush do ta menaxhoj postin vakant deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri

Advertismentspot_img

Kryetari i PD-së së Lezhës, Zef Gjoka është larguar nga detyra nëpërmjet dorëheqjes. Vendimi është marrë së fundmi, ku Gjoka ka zgjedhur të mos drejtojë më PD-në në Lezhë.

Deri më tani nuk ka ndonjë shpjegim për shkakun e këtij vendimi.

Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Një ditë më parë, ishte kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj që u largua nga drejtimi i saj për shkak të parashikimeve që bën statuti në lidhje me drejtuesit e degëve lokale kur marrin mandatin e deputetit. Në këtë rast, ata duhet të largohen nga drejtimi i partisë. Vendimi i Xhaferajt lidhet me statutin, ndërsa mbetet për t’u parë se cili ishte shkaku që çoi në dorëheqjen e Gjokës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular