HomeAktualitetVendimi i zbardhur i Kushtetueses për 30 qershorin, Presidenca njofton konferencë për...

Vendimi i zbardhur i Kushtetueses për 30 qershorin, Presidenca njofton konferencë për mediat

spot_img

Ashtu sikundër paralajmëroi një ditë më parë, Presidenca pritet të bëjë sot publike qëndrimin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka njoftuar sot një dalje për mediat të institucionit, edhe pse nuk përcakohet nëse do të jetë kreu i shtetit apo këshilltarë në këtë deklaratë për mediat.

“Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019.”- shkruan, zëdhënësi i presidentit në postim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular