HomeAktualitetIkën edukatorja profesioniste, në detyrë me të mesme bujqësore

Ikën edukatorja profesioniste, në detyrë me të mesme bujqësore

spot_img

Për situatën e ish-drejtoreshës së kopshtit “Borëbardha” në Paskuqan, emisioni “Stop” në Tv Klan pyeti kryetarin e bashkisë Rakip Sulin, por nuk mori një përgjigje konkrete për largimin e saj nga puna. Gjithashtu iu parashtrua edhe fakti që në të njëjtin kopsht janë dy edukatore ndihmëse me arsim të mesëm bujqësor dhe gjermanisht, por kryebashkiaku nuk e pranon shkeljen.

Gazetarja: Stafi, që është ankuar, kush është?

Kryetari: Mos të bëjmë debate, të bëjmë lajme kot tani!

Gazetarja: Nuk bëjmë lajme kot. Stafi, që është ankuar, kush është? Kjo zonja, që është me të mesme? Apo kjo me gjermanisht?

Kryetari: Kush është me të mesme?  Edukatore?

Gazetarja: Ja ku e ke! Afërdita Gjoni: E mesme bujqësore.

Kryetari: Ndihmëse-edukatore, jo edukatore.

Gazetarja: Po e ke jashtë profilit.

Kryetari: E merr nga ora 1 e gjysmë. Jeni në ajër.

Gazetarja: Jemi në ajër? M’i vendos pra provat në dispozicion!

Kryetari: Ndihmëse edukatore merr VKM e ça të duash, është ndihmëse edukatore.

Eksperti Ndriçim Mehmeti thotë, se edukatoret duhet të kenë arsimin parashkollor dhe trajnime në fushën e pedagogjisë speciale, sepse do të merren me fëmijë. Ai e cilëson situatën një absurd të vërtetë dhe sipas tij, kopështi duhet të mbyllet menjëherë pasi ka kryer shkelje.

Gazetarja: Kur do kthehet zonja në punë si edukatore?

Kryetari: E nderuar gazetare!

Gazetarja: Po, i nderuar!

Kryetari: Çfarë kërkoni tjetër nga unë?

Gazetarja:  Kur do kthehet në punë si edukatore?

Kryetari: Këtë vendim e merr Burimet Njerëzore në bashkëpunim me drejtorin, nëse ajo ka zbatuar ligjin për dorëzimin e detyrës brenda 5 ditëve.

Burimet Njerëzore: Ne nuk mund ta marrim edukatore për një arsye. Zonja nuk është pjesë e portalit dhe neve edukatoret i marrim vetëm nga portali. Zonja nuk ka konkurruar asnjëherë në portal, kështu që automatikisht nuk mund të bëhet.

Gazetarja: Ajo është në proces gjyqësor për këtë pjesë. Për pjesën e portalit.

Burimet Njerëzore: Ajo është çështje tjetër.

Gazetarja: Sepse ka qenë në portal. Ka dalë me 78 pikë dhe është në proces gjyqësor. Ka ndenjur një vit pa u paguar, apo jo? Është e vërtetë kjo?

Burimet Njerëzore: Ajo është çështje tjetër, që e vendos gjykata.

Kryetari: A bravo!

Gazetarja: Mos më thuaj mua “a bravo”, se e kam bezdi me këto ironitë!  Në fillim the pse s’e merrni edukatore.

Sërish, “Stop” pyeti Ndriçim Mehmetin nëse është e nevojshme që Lytfie Belba të hyjë sërish në ortal. Ky i fundit u shpreh se ajo e ka bërë njëherë portalin dhe ky i fundit është i përcaktuar mjaft qartë, mbahen pikët e fituara ose konkurrohet për përmirësim të rezultatit.

Vetë zonja Lytfie Belba ka telefonuar kolegët e punës, por askush nuk pranon të ketë pasur ankesa për të./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular