HomeKryesore“I vendosur në betejën time për dinjitet”, Berisha flet për shpalljen ‘non...

“I vendosur në betejën time për dinjitet”, Berisha flet për shpalljen ‘non grata’: Ftoj zyrtarët e DASH të rishikojnë vendimin!

spot_img

Në fjalën e tij nga Kuvendi i 11 dhjeotir, ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe një herë vendimin e DASH për ta shpallur atë ‘non grata’. Berisha tha se ishte i gatshëm për cdo vendim nëse do të paraqitej qoftë edhe një provë e vetme, ndërsa theksoi se  do të vijojë i pathyeshëm betejën e tij.

“Presidenti i SHBA në dekretin e tij dekreton në këtë vend një ambasadore përfaqësuese të vlerave, kombit të tij të madh, interesit të vlerave e demokracisë, por cfarë ndodh? E paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit të madh të lirisë, përgëzon policinë në luftën e suksesshme.

Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi ligjërata në mbështetje të narkoqeverisë, e sulmon opozitën me qëndrimet e saj

Në një kohë kur me shumë të drejtë propozohen e ndëshkohen nga drejtësia trafikantë të markave të ndryshmë, një trafikant tjetër me pushtet dërgohet në Shtëpinë e Bardhë, dhe kur kthehet e vendoset para drejtësisë, procesi i këtij trafikanti shpallet si proces politik i kohës së diktaturës komuniste.  A nuk janë këto standardet më të dyfishta. A vijnë këto nga SHBA nga vendi i lirisë? Absolutisht JO, vijnë fund e krye nga mafia e Xhorxh Sorosit.

Miqtë e mi, edhe më keq akoma, një ditë, në maj të këtij viti DASH shpall non grata Sali Berishën, 8 vite pasi kish dhënë dorëheqjen nga cdo rol. Njeriun e lavdëruar më shumë se kushdo tjetër nga SHBA në luftën ndaj korrupsionit. Shpall non grata njeriun që gjatë jetës së tij nuk kishte patur kurrë një akuzë të ngritur, ndaj tij apo familjarëve të tij për korrupsion, një njeri i cili kishte bërë gjithçka në luftën ndaj korrupsionit, një njeri që 31 vite më parë në drejtim të kësaj partie, kishte përmbysur në Shqipëri diktaturën më staliniste të europës, hodhi bazat e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, transformimet më të mëdha në histori, kishte realizuar marrëdhëniet më miqësore në vendin e madh të lirisë, kishte shënuar projekte të mëdha të shekullit në energji e fusha të tjera. E kishte mbështetur pa kushte në të gjitha rastet në cdo forum qëndrimet e SHBA në fushën e sigurisë e të paqes dhe së fundi njeriun që për të gjitha këto ishte votuar nga shqiptarët një komb i vogël ishte votuar aq shumë sa zyrtarët e burokratët në fjalë as në ëndërr nuk e kanë parë. Cfarë do bëja unë në këtë rast? Në 2013, shumë nga ju kërkuan të mos jepja dorëheqjen, po dinjiteti im e kërkon të jap dorëheqjen, kjo ishte përgjigjja ime. Dhe unë ju thash ju të vërtetn. 32 vjet të shkuara në një natë të zezë dimri kisha marrë një vendim të përballesha me diktaturën.  Ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës time.

Ndaj edhe unë nisa betejën time po aq i vendosur, si 32 vjet më parë të bëj gjithçka për dinjitetin tim dhe kam muaj e muaj që pres asnjë fakt asnjë dokument asnjë provë për faktin e vetëm se nuk ekziston. U bëj thirrje zyrtarëve të DASH të cojnë në Paris cdo fakt e dokument, ju siguroj para jush se marr cdo vendim ndaj vetes sime.  Ftoj këto mbi tokë që ka mbi tokë, të paraqesë një provë, në të kundërt i përlurur pafundësisht para të vërtetës do vazhdoj pathyeshëm misionin tim.

Ftoj zyrtarët e DASH të rishikojnë vendimin e tyre, sepse arroganca e gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Ju garantoj ju se do vazhdoj i palëkundur misionin për të përmbysur narkoshtetin.” u shpreh Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular