Gjatë fjalës së mbajtur dje në mbledhjen e Kryesisë së PD-së nënkryetarja Grida Duma ka propozuar hartimin e një rezolute të jashtëzakonshme të miratuar nga Këshilli, kundër grupimeve anti-amerikane, bëjnë me dije burime për “Panorama.al”.
Duke iu referuar mbledhjes së djeshme të Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, Duma e konsideroi një “maskaradë foltore”, ku pjesa më e pavotuar e shqiptarëve iu hakërrye me kërcënime dhe shkarkimeve demokratëve të vërtetë.
“Në këto tre muaj dilema kryesore ka qenë: a do duhej apo jo, që ne tí përgjigjeshim me të njëjtën gjuhë asaj që po i bën ai grupim i foltores, Partisë Demokratike. Kemi pasur kujdesin të mos ta bëjmë, për të shpëtuar sa më shumë nga ruajtja e madhësisë së Partisë. Por sonte pasi pamë një maskaradë foltore, ku pjesa më e pavotuar nga shqiptarët ju hakërrye kujtdo me gjoja kërcënime dhe shkarkime dhe manipuloj masivisht demokratët e vërtetë, duhet të jeni të qartë që nuk ka më dilema! Ai grupim atje ka organizuar mbledhjen dhe galvanizimin e antiamerikanizmit, anti perëndimit; rrugë e cila është revanshiste dhe dum-babiste që e con jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë në një terr historik. Për ata që nuk dinë jemi apo jo shumicë, boll me hamendësime, merrini shifrat e votave dhe lexojini dhe do të shihni qartë kush është shumicë”, tha Grida Duma.
“Dhe kryetar këtë e kam me ty personalisht; kjo parti ka ditur të na e tregojë të vertetën kur e keni lënë edhe një fije frymë të ekzistojë vota e lirë, por rrallë e keni dëgjuar. Ndërkohë që partia dhe madje dhe shqiptarët i hoqën me votë që në 2013 shumë figura ju i vendosët në vende të pamerituara megjithëse cdo fakt fliste ndryshe. Vendoset në krye të qarqeve njerëz e në krye të drejtimeve njerëz që ju kthyen në barrë më të rinjve dhe atyre që ishin më të votuar dhe më të besuar nga shqiptarët. E bëtë këtë për të mbajtur një bashkim jo të drejtë. Partia udhëhiqet me drejtësi jo me miqësi. Dhe sepse kjo do jetë rruga do të fitojë . Sot duhet të kuptojmë një gjë të thjeshtë fare; jemi shumica dhe e provuar. Atje janë mbledhur dy plate stadium dhe të tjerat u mbuluan, pas shumë lekësh të shpenzuara pas shumë presionesh dhe ka mundësi që shumica të mos jenë as demokratë. Përndryshe nuk do të kishin ndaluar gazetarët dhe kamerat, përndryshe nuk do të bënin gafën e asaj makinës së skanimit që kalonte numrin me qindra në një sekondë deshën ta përdorin si gjoja transparencë dhe ranë brenda se u pa manipulimi live”, vijoi nënkryetarja e PD.
“Në atë foltoren e madhe të sotme ishin të gjithë njerëzit që kanë pasur pushtet deri në 2013 të cilët u ndëshkuan nga shqiptarët. Në atë foltore grupi i i sh-pushtetarëve dhe të kërcënuarve ka harxhuar cdo gjë për të sjellë njerëz dhe sollën aq pak. Dhe që sollën aq pak e vërteton mbushja e kutiave prej tyre vetë , duke masakruar ofenduar shkelur demokratët e vërtete. Për këtë ju drejtohem të gjithëve të kuptojmë që ky i sotmi nuk është një moment historik vetëm për Partinë Demokratike, është një moment që Partia Demokratike i detyrohet Shqipërisë. Ne duhet të ndalojmë hap pas hapi, duke nisur me një rezolutë të jashtëzakonshme të parë të miratuar nga Këshilli, krijimin e një grupimi anti-Perëndimor që po manipulon demokratët me intrigë dhe gënjeshtër. Është detyrë dhe mision kombëtar, duke e ditur që e kemi forcën dhe maxhorancën të mos lëmë më askënd të mashtrojë njerëz e demokratët masivisht. Këshilli Kombëtar të mblidhet urgjent dhe të marrim vendime e të qartësojmë demokratët”, tha ndër të tjera ajo.







