HomeKryesore“Na kujtoi 97”, Basha i ashpër ndaj Berishës: Me zellin e pangordhur...

“Na kujtoi 97”, Basha i ashpër ndaj Berishës: Me zellin e pangordhur të një ish-komunisti erdhi me njerëz me precedentë

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi pasditen e sotme në selinë e demokratëve. Kreu i PD-së e ka cilësuar  të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD

Duke mos i kursyer akuzat ndaj Berishës, Basha e cilësoi atë një ihs-komunist, ndërsa e akuzoi se kishte marrë me vete në seli njerëz me precedentë penale.

“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Përballë njerëzve me precedentë kriminale që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Me gjithën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD. Apo t’i kthejë ata në një batalion non-grata të vetes dhe familjes ë tij non-grata nga SHBA. Ky ishte spektakël i shëmtuar i së kaluarës.”, tha Basha.

 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular