HomeKryesore‘Ka themeluar organizatë anti-amerikane’, Basha: Berisha oksigjen i Ramës, erdhi në seli...

‘Ka themeluar organizatë anti-amerikane’, Basha: Berisha oksigjen i Ramës, erdhi në seli me njerëz kriminel! I frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit

Advertismentspot_img

Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha, ka reaguar me akuza ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në një komunikim për mediat, Basha tha se me veprimin e sotëm dhe takimin e tij në selinë e PD, ish-kryeministri është bërë pengesë në luftën e opozitës dhe se është kthyer në oksigjen të kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se ky veprim është i pafalshëm dhe se sipas tij, asnjë forcë nuk mund t’i imponohet PD-së.

“Nuk ja fal kurrë si demokrat, si qytetar si prind i dy fëmijëve. Berisha është bërë një barrë për demokratët dhe PD është një tub oksigjeni i Edi Ramës dhe është bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare. Asnjë lloj force apo personat që kishte ardhur, njerëz kriminal që i njeh gjithë Tiranë., baron të drogës dhe ushtarë të tyre. Asnjë forcë nuk mund t’i imponohet PD-së. Sali Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane dhe ka ndër mend të thyerje traditën ku deri më sot nuk ka ekzistuar një e tillë. Pa amerikanët nuk do të arrinin dot as të kthenim mbrapsht gjenocidin e Kosovë dhe as të futeshim në NATO. Pa ta nuk do të arrinin marrëveshjen e Ohrit. Pa SHBA dhe BE, përfshirë edhe Britaninë e Madhe ky Komb do të kishte fat ndryshe. Shqiptarët nuk e meritojnë Edi Ramën dhe kjo mund të ndryshojë vetëm nëse ne bashkohemi. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. Vetëm ai e ka frikë. Demokratët po presin që bashkimi i madh të japë një përgjigje të qartë dhe të presë po ashtu edhe një mesazh Kombit shqiptar për të nesërmen, Ne e dimë rrugën me të cilën do të drejtojmë këtë vend. Ne këtë do të bëjmë së bashku dhe do ta shpalosim në një Kuvende të madh që do të jetë me lirinë e shprehjes dhe pa falsitet”, tha Basha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular