HomeAktualitet“Prokurorëve dhe gjyqtarëve u është bërë presion për të mos vepruar”/ Basha:...

“Prokurorëve dhe gjyqtarëve u është bërë presion për të mos vepruar”/ Basha: PD krah tyre për të luftuar korrupsionin e politikanëve të lartë, nuk do të ndalemi!

spot_img

Kreu i PD, Lulzim Basha ka inkurajuar sërish institucionet e drejtësisë për të hetuar politikanë të niveleve të larta.

Ai ka thënë para mediave, se gjyqtarë e prokurorë ndodhen në presion për të mos vepuar, e shtoi se PD do të jetë krah tyre për të denoncuar këto raste.

“Dua ta them se megjithëse dje ka qenë ditë e ngarkuar, nga monitorimet e medias nuk ka munguar deklaratat tona. Duket qartë se presioni vazhdon për të minimizuar vjedhjen e këtyre viteve, në dritë të diellit, ku përfshihen llogari bankare jashtë shtetit, për të fshehur para dhe përfitues. Inkurajoj prokurorët, dje isha dhe jam kritik për vonesën e madhe, por sot është rasti të them diçka tjetër. Këta hetues ndodhen në presion për të mos vepruar.

Dua t’ju them që PD-në e kanë në krah për të luftuar korrupsionin e politikanëve të lartë. Për të kaluar edhe njëherë në thelbin se çdo të thotë kjo për xhepat e shqiptarëve, si janë grabitur këto para, si është hequr buka nga goja e fëmijëve shqiptarë. Uroj që Gugallja të jetë në kërkim, të mos ia kenë mbyllur gojën përgjithmonë, si Gugallja. Nuk do të ndalemi së denoncuari këto raste”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular