HomeKronikeAustralia mban zi për tragjedinë e tmerrshme/ Përlotin të afërmit e 5...

Australia mban zi për tragjedinë e tmerrshme/ Përlotin të afërmit e 5 fëmijëve që humbën jetën në aksident: Ishin plot jetë dhe aventura

spot_imgspot_img

Australianët janë në zi për tragjedinë e ndodhur një ditë më parë, ku pesë fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti. Ata po luanin në një kështjellë kërcyese lodër, kur kanë rënë nga një lartësi prej 10 metrash, pasi kështjella u ngrit në ajër nga era gjatë një panairi shkollor

Policia vendase i identifikoi viktimat si 11-vjeçari, Addison Stewart dhe 12-vjeçarët ,Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt. Tre fëmijë të tjerë mbetën në gjendje kritike. Fatmirësisht një prej fëmijëve të plagosur ka dalë nga spitali.

Mediat e huaja shkruajë se policia tha se prindërit e viktimave nuk donin të flisnin publikisht, por të afërmit e tjerë kanë bërë homazhe online.  Tezja e Peter Dodt, Tamara Scott shkroi se djali i ri “ishte plot jetë dhe aventura”.

Halla e Addison Stewart, Meg Aherne, tha: “Unë as nuk e di se çfarë të shkruaj në këtë fazë. Të gjithë janë të shkatërruar, ajo ishte përherë një shpirt i ëmbël, e sjellshme dhe e mençur”.

Ndërsa viktima tjetër Zane Mellor u cilësua nga një mik i familjes si një “djalë i mrekullueshëm” dhe një “shpirt i bukur, i kujdesshëm dhe i ëmbël”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular