Mblidhet kryesia e PD, një ditë para Kuvendit Kombëtar. Kryesia e partisë për ndyshimet në statut dhe vendime e Kuvendit Kombetar.
Ndryshimet ne statut dhe vendimet do të miratohen nesër në Kuvendin Kombëtar.
Sa i perket ndryshimet në statut konfirmohet se do te krijohet Aleanca Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD.
Burime nga mbledhja kofirmojne se nuk ka perjashtime nga Partia, Kuvendi i neserm bashkon demokratet
Te njejtat burime konfirmojne se Projekt vendimet e Kuvendit, funksionarët që jane subjekt i dekriminalizimit dhe ata qe shpallen non grata nuk do të mund të jenë anëtarë te strukturave drejtuese në PD.
Më herët është bërë e ditur dhe ngritja e Komisionit të Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.