HomeKryesoreFOTOLAJM/ Belind Këlliçi “kapet mat” mes socialistëve. A do ta kryqëzojë media...

FOTOLAJM/ Belind Këlliçi “kapet mat” mes socialistëve. A do ta kryqëzojë media pranë Berishës?!

spot_img

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi mbështetës i Sali Berishës është “kapur mat” i rrethuar nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Ata kanë qenë bashkë në një aktivitet të zhvilluar me rastin e 30-vjetorit të Shoqatës Tirana.

Siç duket edhe në foto në krah të deputetit Këlliçi është kolegu i tij socialist Xhemal Qefalia, apo edhe deputetja  dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, të cilët kanë qenë në resht të parë të këtij aktiviteti.

Kujtojmë që dy ditë më parë, mediat pranë ish-Kryeministrit Berisha  kritikuan Lulzim Bashën që ishte në një vaki dhe takoi kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Por pyetja që shtrohet është: A do ta kryqëzojë Këlliçin media pranë Sali Berishës?!

Megjithatë, pavarësisht të gjithave, pas 30 vjetësh pluralizëm nuk mund të behën më këto lloj debatesh të dalë boje, pjese e një kulture te vjetër demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular