HomeKryesoreRama nuk e njeh si kryetar? Basha: Ka arsye të jetë nervoz,...

Rama nuk e njeh si kryetar? Basha: Ka arsye të jetë nervoz, ëndrra e tij për PD të damkosur mori fund! E mbani mend grupin “na bashkoi kënga popullore”?!

spot_img

Kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet sot mbi deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk e di se më kë të negociojë në selinë blu.

Basha tha se ëndrra e Ramës për një PD të damkosur me “non grata” mori fund, prandaj sot kryeministri ka arsye të jetë nervoz.

Pyetje: Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk di se me kë të negociojë në PD duke nënkuptuar se nuk ju njeh si kryetar. Keni ndonjë koment

Basha: Nuk mund të them se kam arritur ta dëgjoj atë që Edi Rama sot. Nuk kam koment për këtë në vetvete. Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një PD të damkosur me non grata nga SHBA-të, mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur e hi më 18 dhjetor kur demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të bëhet nervoz, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, të bashkohen me njëri-tjetrin dhe shumicën e shqiptarëve që do t’i japë fund tranzicionit.

PD e bashkuar dhe e pastruar nga hijet e të shkuarës dhe nga hipoteka e të korruptuarve në gjirin e saj është sot alternativa, është shpresa e gjithë shqiptarëve për ndryshim. Është përgjegjësia imë që këtë shpresë ta jetësojmë si forcë qeverisëse. Sa për Ramën dhe grupin e tij “na bashkoi non grata amerikane”. E mbani mend grupin “na bashkoi kënga popullore?!” Jeni të vegjël. Ka pasur një grup “na bashkoi kënga popullore”. Rama dhe grupi non grata amerikane që do zgjerohet shumë shpejt, janë e shkuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular