HomeKronikeFOTO/ Aksident në “Rrugën e Arbrit”, fuoristrada del nga rruga dhe ngec...

FOTO/ Aksident në “Rrugën e Arbrit”, fuoristrada del nga rruga dhe ngec në bordurën anësore, 2 të plagosur

spot_imgspot_img

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në “Rrugën e Arbrit” në fshatin Bastar i Mesëm të Bashkisë Tiranë

Një mjet tip fuoristradë i cili po udhëtonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga duke ngecur në murin anësor.

Për pasojë dyshohet se janë plagosur dy personat të cilët ndodheshin në automjet. Dëshmitar nga vendngjarja thanë se ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vendi ku ndodhi aksidenti është pjesë e Bypassit të Murrizit në “Rrugën e Arbrit”. Duke qenë se ky segment është hapur provizor, qarkullimi në të sipas ekspertëve duhet bërë me shumë kujdes, për shkak të kthesave të forta dhe karexhatës së ngushtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular