Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku ka humbur jetën një i ri nga qyteti i Sarandës.
Mediat greke bëjnë me dije se 27-vjeçari Pandeli Kajo me origjinë nga Saranda dhe banim në Athinë ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përmbys në mes të rrugës.
Të njëjtin fat tragjik ka patur edhe një 24-vjeçare që udhëtonte si pasagjere, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Operacioni për nxjerrjen e trupave ka qenë i vështirë, ku u angazhuan 4 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse.