HomeAktualitetU arrestua për korrupsion me inceneratorët/ Gjykata e Posaçme e Apelit jep...

U arrestua për korrupsion me inceneratorët/ Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Lefter Kokën

spot_img

Është zhvilluar ditën e sotme në Apelin e Posaçëm seanca për masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Lefter Kokën.

Më herët Koka kishte kërkuar lirinë në Apel me argumentin se nuk kishte rrezikshmëri dhe do qëndronte bashkëpunues me drejtësinë.

Ndërsa nga ana e tij avokati është shprehur se nuk ka asnjë koment për të dhënë.

Ish-zyrtari i lartë i PS-së akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.

Kujtojmë se Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular