HomeKronikeVideo/ Vritet në ditën e tij të parë të punës roja 22...

Video/ Vritet në ditën e tij të parë të punës roja 22 vjeç, qëllon mbrapsht grabitësin. Vdesin të dy

spot_imgspot_img

Një roje sigurie nga Kolumbia, 22 vjeç u vra në ditën e tij të parë të punës, kur u qëllua teksa po përballej me një grabitës të armatosur.

Pamjet e kamerave CCTV, të regjistruara më 27 dhjetor në qytetin kolumbian të Cúcuta, tregojnë Miguel Ángel García Naranjo të ulur jashtë, i veshur me uniformën e rojes, kur një burrë i armatosur vjen pas tij.

Në përpjekje për të frikësuar rojen e ri, njeriu i armatosur i fut tytën e pistoletës në qafë Naranjos.

Naranjo përgjigjet duke e shtyrë sulmuesin dhe duke u hedhur nga vendi i tij.

Pesë gra dhe një burrë në vendngjarje me Naranjon ikin pasi panë grabitësin e armatosur.

Grabitësi, i identifikuar nga policia si 25-vjeçari venezuelian Raiquet Samuel Machado, qëllon Naranjon ndërsa ishte jashtë pamjes së kamerës CCTV, raporton Ora News.

Pavarësisht se mori një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në bark, Naranjo përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke lëshuar disa fishekë ndaj të armatosurit që po ikte i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Naranjo u dërgua në një spital lokal, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Aktualisht policia është në kërkim të bashkëpunëtorit të armatosur venezuelian.

Në një deklaratë, Alejandro Martínez, Sekretari i Sigurisë së Qytetarëve nga qeveria lokale, tha: “Ne refuzojmë këto lloj veprimesh dhe Komiteti për Rendin Publik, së bashku me policinë, do të vazhdojë të punojë për të garantuar sigurinë e njerëzve të Cúcuta”.

Machado Sánchez ishte arrestuar më parë në maj 2019, me dyshimin për vrasjen e Jader Leonidas Agudelo katër muaj më parë, raporton Ora News.

Megjithatë, ai u lirua pasi autoritetet nuk arritën të ngrinin akuza kundër tij brenda kohës së përcaktuar ligjërisht, sipas një raporti nga FM Santander, një radio lokale kolumbiane.

Cúcuta, e cila kufizohet me Venezuelën dhe është famëkeqe për shkak se ka qenë mikpritëse e bandave të trafikut të narkotrafikut, pësoi një rritje prej 30 për qind nga viti në vit të vrasjeve në vitin 2020, shkruan Daily Mail. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular