HomeKronikeArrestohet në Gjermani Genc Tafili, ishte në kërkim për vrasjen e kryepolicit...

Arrestohet në Gjermani Genc Tafili, ishte në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës

spot_img

Arrestohet në Gjermani Genc Tafili, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari.

Tafili është arrestuar në Aeroportin e Frankfurtit, ku pas kontrollit ka rezultuar me kartelë të kuqe, pasi ndaj tij kishte një urdhër-ndalimi ndërkombëtar për vrasje.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar menjëherë autoritetet në Tiranë, të cilët kanë nisur procedurat për ekstradimin e Tafilit drejt Shqipërisë. Siç mëson gazetarja Bezat, Tafili po bënte tranzitin në Frankfurt, pasi ka qenë duke udhëtuar për në Turqi.

Vrasja e kryepolicit Zylyftari ka ndodhur në gusht të vitit 2000, pas një shkëmbimi zjarri me dy vëllezërit Admir e Genc Tafili, ndërsa mësohet se Genci është arrestuar këtë të martë në Gjermani.

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular