HomeAktualitetI dhuroi “derrkucin” e kursimeve Kryqit të Kuq, mediat italiane jehonë 6-vjeçarit...

I dhuroi “derrkucin” e kursimeve Kryqit të Kuq, mediat italiane jehonë 6-vjeçarit shqiptar: Një histori që të ngroh zemrën

spot_img

Kolton Ndoj, një 6-vjeçar shqiptar në Itali, ka prekur zemrat e shumë njerëzve si dhe ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, prej gjestit të bërë prej tij gjatë festave të fundvitit.

Kolton ia ka dhuruar të gjitha kursimet e tij Kryqit të Kuq në Itali për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Prej disa kohësh, ai i kishte thënë nënës së tij se do të donte të ndihmonte fëmijët me më pak fat se ai, që edhe ata të kishin lodra për festa.

Edhe pse është vetëm gjashtë vjeç, vogëlushi shqiptar donte që qëllimi i tij të mos mbetej vetëm në fjalë, ndaj dhe vendosi që natën e Krishtlindjeve t’ia dhuronte derrkucin me kursimet e tij Kryqit të Kuq.

Ndoshta ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por ai di një gjë, dhe ajo është se shumë fëmijë si ai jetojnë në kushte shumë të vështira dhe që nuk mund të festojnë dot gjatë festave të fundvitit.

Për ta falënderuar, Kryqi i Kuq vendosi ta ftoj në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin Danilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular