Ish-kryeministri Berisha u rikthye sot në selinë e Partisë Demokratike, aty ku u mbajt dje protesta e dhunshme ndaj kësaj force politike. Duke iu referuar protestës së ditës së djeshme, Berisha tha se Lulzim Basha është në armiqësi me të gjallët dhe të vdekurit e Partisë Demokratike.
Berisha lexoi një mesazh që ia kishte dërguar një demokrate e cila sipas tij, i shkruante se “erdha bashkë me djalin 14 vjeçar sepse ai më ndjek në çdo protestë pasi na hodhën gaz në mënyrë të paimagjinueshme, vështirësia ime më e madhe ishte se djali më pyeste: Si ka mundësi që na hodhi gaz Lulzim Basha?’ Pra, Lulzim Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësinë, familjet e anëtarëve të Partisë Demokratike, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Le të ndryhet sa të dojë. Ka ndenjur mbrëmë gjer në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që kërkonte të arrestoheshin. Akt kolaboracionizmi i turpshëm dhe kriminal. Sikundër ka fshehur vrasësit dhe kriminelët në seli”, deklaroi sot Berisha gjatë një pronocimi për mediat pasi u rikthye aty ku dje u mbajt protesta e dhunshme e mbështetësve të tij ndaj selisë së Partisë Demokratike.
VIDEO/ Sali Berisha: Lulzim Basha është në armiqësi edhe me të vdekurit e Partisë Demokratike
RELATED ARTICLES