Nga Orjola Pampuri
Sot Edi Rama, nuk priti dhe me cinizmin e tij te bëri show-n e radhës, me Shqiptarët.
Njeriu qe përdori cdo mekanizëm për të tjetërsuar votën, shpërdoroi paratë e taksapaguesve për të mbajtur karrigen, ndërtoi realitete imagjinare suksesi, për të mashtruar qytetarët, dhe për t’i shtuar dhe më shumë pafytyrësi të gjithë kësaj, merret dhe me opozitën.
Opozitë ka dhe është pikërisht ajo që shpesh ju ka trazuar ujërat, ju ka nxjerrë të palarat në shesh, nga tenderat fiktivë, korrupsioni, trafiku i drogës, dhe inceneratorët.
Edi Rama ka fytyrë të flasë për opozitën?
Ai që i varfëroi shqiptarët deri në kockë.
I përzuri si azilkërkues nga ky vend!
I futi në burg se nuk kishin para të paguanin drita sepse së pari nuk kishin para për bukë.
I la rrugëve të varfër e papunë.
E coi Shqipërinë 30 vite prapa, për nga varfëria dhe niveli i jetesës.
Një qeveri e konsumuar në këtë nivel nuk mund të ketë “fuqi” as të kthejë kokën të shohë përtej halleve që e presin brenda derës së saj