HomeKryesorePolitikanët në “listën e zezë”/ Studimi i ISP: Shumica e shqiptarëve besojnë...

Politikanët në “listën e zezë”/ Studimi i ISP: Shumica e shqiptarëve besojnë se Ambasada e SHBA dhe BE duhet të kërkojnë largimin e tyre nga Parlamenti

spot_img

Një studim i fundit i Insitutit për Studimet Politike, ISP, tregon se 90 për qind e qytetarëve shqiptarë besojnë se Prokuroria duhet të ketë rol aktiv në hetimet ndaj politikanëve në listen e zezë dhe të inkriminuar.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve, rreth 70-77 për qind e tyre, mendojnë se Ambasada e SHBA-ve dhe Delegacioni i BE-së duhet të kërkojë largimin e tyre nga Parlamenti.

“Lidhur me perspektivën e dekriminalizimit dhe individëve në listën e zezë amerikane, “90% besojnë se Prokuroria duhet të ketë rol aktiv në hetimet ndaj politikanëve në listën e zezë dhe të inkriminuar, 84% mendojnë se vetë qytetarët duhet të reagojnë ndaj tyre, 83% mendojnë se KQZ dhe partitë kanë rol specifik në këtë drejtim dhe vetëm 70-77% besojnë se Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE duhet të kërkojnë largimin e tyre nga parlamenti”, thuhet në studim.

Kujtojmë që në opinionin publik pati një debat pas shpalljes non grata të Sali Berishës, lidhur me kërkesat e SHBA-ve për Bashën që partia që ai drejtonte të distancohej nga lideri i saj historik. Nga të dhënat e këtij studimi rezulton se shumica e qytetarëve mbështesin qëndrimet e Uashingtonit dhe Brukselit lidhur me personat në “listën e zezë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular