Dega e PD Rrogozhinë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetae Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.
Sipas burimeve në PD, Ferdinand Saraçi kryetari i deges, është emri i propozuar nga demokratët e Rrogozhinës, i cili ende nuk është zyrtarizuar.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.