HomeKryesore“Do ndëshkohen nga elektorati”/ Gjekmarkaj për 6 marsin: Kandidatët e Berishës, asnjë...

“Do ndëshkohen nga elektorati”/ Gjekmarkaj për 6 marsin: Kandidatët e Berishës, asnjë shans që të dalin mbi PD. Nuk shkojmë për të dalë të dytët apo të tretët, por për të fituar!

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj nuk sheh asnjë mundësi që kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha të marrin më shumë vota se kandidatët zyrtar të PD-së.

Drejtuesi politik i PD në Lezhë thotë se elektorati do t’i ndëshkojë dhe për faktin se paraqiten në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 mars me logon e LSI-së.

“Nuk ka asnjë shans që kandidat e LSI (kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’) të dalin mbi kandidatët e PD”, u përgjigj zv.kryetari i Kuvendit me ironi ne nje interviste per Euronews.

“Di që janë kandidatë të LSI dhe do të bëjnë fushatë si përfaqësues të kësaj partie dhe do të ndëshkohen nga elektorati”, shtoi drejtuesi politik i PD në Lezhë.

Pyetjes nëse në 6 bashkitë do të ndodhi si në zgjedhjet e 2017 kur u bojkotuan nga opozita, Gjekmarkaj iu përgjigj se PD hyn në garë për të fituar.

“Ne kemi kandidatë shumë të mirë dhe seriozë. Nuk shkojmë për të dalë të dytët apo të tretët por për të fituar. PD në Shkodër ka dy të majta, të majtën e Edi Ramës dhe të majtën e bashkuar të Ilir Metës”, përfundoi deputeti i PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular