HomeKryesoreZgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ PD gati kandidatët, sot afati i...

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ PD gati kandidatët, sot afati i fundit për baza e partisë dhe kryesitë e Degëve që të propozojnë…

Advertismentspot_img

Partia Demokratike ka gati kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e 6 marsit.

Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëvsh, mbrëmjen e djeshme kryesia e Degës së PD-së Durrës ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

Sipas burimeve në PD, Luan Hoti është emri i propozuar nga demokratët e Durrësit.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore në një vendimmarrje unanime të degës.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD-së, baza e partisë dhe kryesitë e Degëve në 6 bashkitë duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme.

Kandidatët e propozuar nga baza do t’i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH-së.

Ndërkaq kryesia e degës Shkodër i ka besuar ishkryetarit të këshillit bashkiak Shkodër Xhemal Bushatit.

Ndërsa Ferdinand Saraçi propozohet nga dega e PD Rrogozhine si kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 6 marsit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular