Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën politike në vend pak javë larg zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, në të cilat do të garojnë edhe kandidatët e përbashkët të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, të grupit të Sali Berishës dhe LSI-së.
Zheji tha se logoja e re e koalicionit mes grupit të mbështetësve të Berishës dhe LSI-së, ëshgtë një “zgjedhje emergjente, në ekstrem”.
“Berisha e Meta e dinë shumë mirë se kjo është zgjidhje emergjente, se donin të kapnin Bashën gafil por u kapën vetë”, u shpreh analisti.
Per analistin, tashme Berisha “duket sikur ka një dorëhejqe të vërtetë nga PD”.
Deklarata në emisionin “Pikat mbi i”:
Ka qene nje gabim shumë i madh koalicioni Meta-Rama në 2009, ka qenë gabim i madh rezistenca që ka bërë Meta e Rama në 2015 kur pati fërkime shumë të forta e i coi deri në 2017, ka pasur paqartësi në 2017 për mënyrën si u bënë zgjedhjet.,
Padiskutim që Berisha e Basha është aktor, Meta është aktor padiskutim edhe Rama është aty ku është, kemi ardhur deri këtu se gabimet akumulohen.
Kjo që ndodhi sot në 2021 mund të ndodhte ne 2009 te PD, se pas një koalicioni të sforcuar u bënë zgjedhje pa kuptim në 2017.
PD doli kundër LSI-së dhe kundër Ramës dhe në këtë lloj forme mënyra si, ndërkohë Meta u bë president dhe në këtë lloj situate, votat e të gjithë të zhgënjeyrve të PD shkuan të LSI, ndodhi një metamorfozë e habitshme.
Pastaj djegia e mandateve e shumë gëra që kishin moral por teknikaliteti politik i ndëshkoi.
Nënvlerësoi gabimet teknike taktike politike që mund të kenë bërë akrorët e tjerë, sot jemi në këtë fazë, e kanë nënvleftësuar Ramën, s’kanë parë me busull më tej, si ai sistemi italin, kanë parë vetëm sa i sheh syri, Berisha e Meta e dinë shumë mirë se kjo është zgjidhje emergjente, se donin të kapnin Bashën gafil por u kapën vetë.
Nuk mund të jetë Rama arkitekti i arkitektëve po e thamë këtë është falimentim i logjikës.
Doktori mesa duket e ka kuptuar që duhet të gjejë një mënyrë për të qenë i pranishëm në zgjedhje.
Mendoj që është një hap pas nga këmbëngulja e tij sidomos pas sulmit të 8 janarit, ose betejës së 8 janarit në selinë e PD sikur ka vënë shpirtin në paqe për të gjetur një logo tjetër ose mënyrë tjetër për të qenë prezent në politikë dhe zgjedhje.
Akuzon Ramën që ka konfiskuar logon e PD duhet ta provojë atë e kjo do provohet në kohë.
Berisha zgjodhi mes domosdoshmërisë për të qene në betejë politike për ate që mendon se është më mirë për të, e lënies jashtë nga ato që i quajti ligji është i tmerrshëm ka teknikalitete…Me atë ligj është futur Shqipëria në zgjedhje në 25 prill.
Kjo është një logo e re, nuk e di si do e presin shqiptarët, është një zgjedhje në ekstrem, se protagonizmi ka gjykuar Berisha është me i rëndësishëm se sa forma e qasjes.
Duket sikur ka një dorëhejqe të vërtetë tashmë nga PD.







