Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Një 34-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte
Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami” në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Me datë 02.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







